Pasioni për udhëtimin...është motivimi kryesor që gjejmë në punën tonë të përditshme

Industria e udhëtimit është një fushë mjaft dinamike dhe që ndryshon çdo ditë. Çdo ditë stafi ynë e ndien veten si agjentë të një burse ndërkombëtare ku synojnë të sigurojnë çmimet dhe ofertat më të mira për klientët tanë. Emocionet e shumta që shoqërojnë rezervimet e biletave ajrore apo detare, hotelet, makinat me qera dhe paketat turistike na bëjnë të kuptojmë pse e duam kaq shumë punën tonë. U krijuam në vitin 1997, si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, bazuar në vendimin Nr.18014, dt.31.10.1997 të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Objekti i aktivitetit tonë është “Organizimi i udhëtimeve dhe pushimeve individuale ose kolektive dhe ndërmjetësimi i produktit turistik të të gjitha formave, shitja e biletave të linjave ajrore dhe detare, dhënia e makinave me qera”. Nga ky moment e në vazhdim ka nisur aventura e bukur që ende vazhdon edhe sot me të njëjtin itensitet. Përpjekjet tona të vazhdueshme sollën një rritje të qëndrueshme të agjensisë, duke u shpërblyer kjo punë edhe me liçensimin në vitin 2001, nga Komiteti i Zhvillimit të Turizmit, me liçensën Nr.8, dt.06.04.2001.

 

Puna jonë e vazhdueshme për rritjen e cilësisë së shërbimit në fushën e agjensive turistike dhe të udhëtimit, ka patur një vlerësim jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij. Ky shërbim cilësor ka qënë dhe arsyeja kryesore pse në vitin 2003, ne fituam edhe çmimin “Ylli i artë për cilësi”, që jepet nga B.I.D (Business Initiative Directions), e cila është një ndër organizatat më të mëdha të biznesit në botë. Më tej përpjekjet tona na çuan në një tjetër hap të rëndësishëm në përmirësimin e standarteve të shërbimit që ofrojmë. Kjo u konkretizua në vitin 2007, kur Odisea Travel & Tours u liçensua edhe nga Shoqata Ndërkombëtare e Agjensive Turistike IATA, për ofrimin e shërbimeve të saj si agjensi turistike dhe udhëtimi.

Bileta Avioni

Paketa Turistike

Odisea - Makina me Qera 10

Makina me Qera

Go to top
JSN Boot template designed by JoomlaShine.com