Udhetim Turistik ne Madrid - 499 Euro/ Person
15 - 18 Prill

 


 

Itinerari

Këtë prill, vizitoni Madridin me Odisea Travel, për 4 ditë magjike në kryeqytetin e Spanjës.

Dita e pare
Nisja me avion Tirane – Madrid. Pritja ne aeroport nga partneret tane. Nisja per nje tur panoramik te qytetit dhe transferimi ne hotel. Akomodimi ne dhomat e perzgjedhura. Kohe e lire ku mund te organizohen shetitje sipas deshires.

Dita e dyte
Mengjesi ne hotel. Tur I plot I qytetit te Madrid-it. Turi i qytetit mund të fillojë duke bërë një udhëtim në te famshmen “Gran Via” ku ju mund të admironi ndërtesën Metropolis dhe në qoftë se ju doni të bëni blerje me çmime të arsyeshme mund te vizitoni nje nga rrjetet me të mëdha të dyqaneve te Spanjes, El Corte Ingles. Madridi është edhe shtëpia e disa prej galerive më të famshme dhe prestigjioze të artit në Evropë: Muzeu Prado, Muzeu Thyssen Bornemisza dhe qendra artistike Reina Sofia ku ndodhet dhe nje nga kryevepart e pikturës, "Guernica" nga Pablo Picasso, një nga kryeveprat e kubizmit. Vazhdim i shetitjeve ne Plaza de Santa Ana, Plaza de la Puerta del Sol, Plaza de Canalejas, Plaza Mayor, Pallati Mbretëror dhe kopshtet. Pasdite mund të vizitoni nje nga emblemat e qytetit dhe shtepine e ekipit te galaktikeve Real Madrid, Stadiumin Santiago Bernabeu. (hyrja extra 19 euro) Kohe e lire per shoping. Mbremja e lire (disko , pub etj.)

Dita e trete
Mengjesi ne hotel. Nisja drejt qytetit te Toledos per nje dite te plote me shetitje. Ndodhet rreth 43 milje jashtë Madridit, Toledo është arti, historia dhe kryeqyteti arkitektonik i Spanjës. I njohur nga vendasit si qyteti i tre kulturave, pasi te krishterët, hebrenjtë dhe arabët jetojnë krah për krah. Rrugicat e qeta me kalldrëm, katedralja e shekullit te 13 dhe shume vepra arti te El Grekos etj e bëjnë atë vend te përkryer duke e listuar ne qytetet mesjetare te Trashëgimisë Botërore.

Dita e katert
Mengjesi ne hotel. Nisja drejt qytetit te Aranjuez per nje tur panoramit te qytetit. Ka disa teori në lidhje me origjinën e emrit nga ku me e pranuara eshte se ai vjen nga gjuha baske, Arantza (murriz). Teori të tjera thonë se ai vjen nga Latinishtja Ara Iovia, që do të thotë altari i Jupiterit. Në 1178, zona u fitua nga Urdhri Santiago. Ferdinandi dhe Isabella, monarket katolikë e shnderruan Aranjuez në një vend mbretërore i cili qe nga fundi i shekullit të 19-të e sot, sherben si vend qëndrimi pranveror per familjen mbretërore te Spanjës. Kohe e lire , transferimi ne aeroport per kthimin ne Tirane.

 

 

    Paketa përfshin:

  • Udhetimi me avion vajtje-ardhje.
  • Akomodimi ne hotel me 3 yje qendror ose 4 yje periferik ne dhoma dyshe.
  • Mengjeset.
  • Turet dhe transfertat me autobus ne dispozicion sipas programit.
  • Asistenca ne shqip gjate gjithe udhetimit.
  • Siguracioni i shendetit ne udhetim

Paketa nuk përfshin:

  • Hyrjet ne muze.
  • Gjithcka qe nuk permendet ne rubriken perfshihet ne cmim.
  • SHENIM : Ky cmim eshte llogaritur per person te rritur qe ndan dhomen dyshe.

     

     
    Për më tepër detaje na kontaktoni në [email protected]
     
    Ju mirëpresim.

    Odisea Travel

     

     

    • Emer
    • Mbiemer
    • Numer Kontakti
    • Email
    • Te rritur
    • Femije (nen 18 vjec)
    • Mesazh
                                
    Go to top
    JSN Boot template designed by JoomlaShine.com