Në kategorinë e makinave me 5 vende ne kemi menduar tju ofrojmë një gamë sa më të gjerë. Me mjetet tona ju do të përfitoni komoditet dhe sigurinë gjatë udhëtimit tuaj. Modelet kryesore që ne ofrojmë për klientët tanë janë Hyndai i10, Seat Leon, Volkswagen Polo, Volkswagen Golf VI, Ford Focus dhe Mercedes C Classe. Bazuar në politikën tonë për ndryshimin e vazhdueshëm të flotës tonë, kushtet e mjeteve tona përmbushin pritshmëritë e klientëve dhe janë mjaft komodë për udhëtimet brenda dhe jashtë qytetit.
Për të përmbushur nevojat gjithmonë e në rritje të klientëve tanë, tashmë ofrojmë makinat 4x4 Pickup. Këto janë automjete ideale për të përmbushur nevojat tuaja si të punës ashtu dhe për aventurë. Automjetet në dispozicion janë Ford Ranger Pickup dhe Mitsubishi L200 Pickup.
Gjithmonë jemi munduar të mbajmë standartin tonë të cilësise. Duke parë kërkesat në rritje të klientëve tanë, tashmë kemi vendosur të ofrojmë disa shërbime ekstra si psh ofrimi shoferit personal, lënien dhe marrjen e automjetit në destinacione të ndryshme, siguracione makinash etj.
Për të mbajtur një nivel sa më të lartë shërbimi, duhet që makinat të cilat ne ofrojmë të jenë në gjendje të shkëlqyer. Këtë gjë e bëjmë duke aplikuar politikën tonë më të fundit, nxjerrjen e makinave në shitje pas një përdorimi 2-vjeçar për çdo klient të interesuar.
Qeraja Afatgjatë është një nga shërbimet tona top-seller. Për arsye të rritjes së popullaritetit të tij, kemi vendosur t'i dedikojmë një hapësirë, ku përmblidhen specifikimet përkatëse. Me këtë shërbim keni mundësinë të merrni me qera një makinë për një kohë të gjatë dhe ta përdorni atë sikur të ishte juaja.