×

Kujdes

JFolder: :files: Il percorso non è una cartella. Percorso: /home/www/odiseatravel.com/images/Praga
×

Lajmerim

There was a problem rendering your image gallery. Please make sure that the folder you are using in the Simple Image Gallery plugin tags exists and contains valid image files. The plugin could not locate the folder: images/Praga

Zbuloni Pragën...329 euro/person

(7 ditë/6 netë)


Dita e Parë
Nisja nga Tirana me autobus. Vazhdimi i udhëtimit gjatë rivierës së Malit të Zi. Ndalesë e shkurtër në Budva. Vazhdimi i udhëtimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat. Ndalesë 2 orë në Dubrovnik, ku vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit për në Split. Mbërritja në Split. Sistemimi në Hotel.
Dita e Dytë
Nisja për në Zagreb. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbërritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.
Dita e Tretë
Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Rezidenca 600 vjeçare e Hasburgëve. Nisja për në Pragë. Mbërritja në Pragë. Sistemimi në Hotel.
Dita e Katërt
Paradite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë
Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë
Nisja nga Praga në mëngjes herët për në qytetin e Budapestit, në Hungari. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi në Hotel.
Dita e Shtatë
Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë.


Paketa përfshin:

  • Udhëtimi me autobus Tiranë - Split - Zagreb - Vjenë - Pragë - Budapest - Beograd - Prishtinë - Tiranë.
  • Akomodim në hotel: 3 netë në Pragë, 1 natë në Split, 1 natë në Vjenë dhe 1 natë në Beograd.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shëtitjet me autobus sipas programit.
  • Udhëtimi për në Karlovy Var.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
    • Udhëtimi për në Karlovy Var.
{gallery}Praga{/gallery}

 

 
Për më tepër detaje na kontaktoni në [email protected]
 
Ju mirëpresim.

Odisea Travel

 

  • Emer
  • Mbiemer
  • Numer Kontakti
  • Email
  • Te rritur
  • Femije (nen 18 vjec)
  • Mesazh
Go to top
JSN Boot template designed by JoomlaShine.com