Dacia Duster është një makinë me një vlerë të lartë, sidomos për çmimin që ka. Është një makinë mjaft e rehatshme, amortizon mirë, dhe është e lehtë për t’u kontrolluar. Shoferët ulen në sedilje të rehatshme, pozicionuar lartë, me pasqyra të mëdha, që ofrojnë një shikueshmëri të gjerë rreth e përqark rrugës. Në pamje të jashtme ngjan pothuajse me një furgon por makina ngitet si një makinë familjare.
Pozicioni i pasëm ka gjithashtu shumë hapësirë. Makina është e përsosur për udhëtime të gjata me pozicionimin e lartë të sediljes së shoferit, rehatinë dhe lehtësinë e përdorimit që ka. Është shumë e lehtë për t’u manovruar në parkim dhe në rrugët e qytetit. Për udhëtime në rrugë jashtë qytetit ofron shikueshmëri të lartë të rrugës.