VW POLO - viti 2012 - duke filluar nga 35 Euro/ditë


Volkswagen Polo është një makinë me një interior mjaft të këndshëm dhe një motorr shumë të qetë dhe efektiv. Të gjesh nje pozicion të mirë për të ngarë makinën është mjaft e thjeshtë, falë rregullimeve të shumta të sediljes dhe timonit. Dritaret relativisht të mëdha e bëjnë interiorin të duket i bollshëm.

Zhurma e motorrit është goxha e minimizuar falë modeleve të ndryshme me benzinë.Pulti është me touch dhe me anë të tij kontrollohet audio si dhe funksionet e navigimit me anë të satelitit. Poshtë pultit, në një pozicion mjaft të volitshëm, ndodhen dhe butonat e nxehtësisë/ftohjes. Gjithashtu ofron opsionet e telefonatave dhe ka vend për usb,ashtu si dhe kufjet.

Polo është një makinë me peshë relativisht të vogël,duke bërë kështu levizjen në qytet si dhe parkimin mjaft të lehtë. Për ta mbyllur, Polo u cilësua me 5 yje nga EURO NCAP përsa i përket sigurisë. Të gjitha këto e bëjnë Volkswagen Polo një makinë ideale për te eksploruar qytetet.

 

 

  • Emer
  • Mbiemer
  • Numer Kontakti
  • Email
  • Mesazh
Go to top
JSN Boot template designed by JoomlaShine.com