Tur në Mynih dhe Salzburg...490 euro/person

(4 ditë/3 netë)


Mynihu, qyteti i trashëgimisë kulturore dhe festivalit te famshëm te birrës 

Dita e Parë :  16.04.2015 Tiranë – Mynih.  Turi  i Kështjellës Neuschwanstein

Nisja nga Tirana  me avion. Pritja në aeroportin ndërkombëtar të Munihu-t nga partneret tanë dhe nisja me autobus për turin panoramik të Kështjellës Neuschwanstein. Ndërtimi i saj filloi në vëren e vitit 1868. Neuschwanstein ilustron idetë  dhe dëshirat e mbretit  Ludwigu  i II. Kështjella fillimisht nuk u projektua për përfaqësime mbretërore dhe vetme pas vdekjes së Ludowigut u bë e shikueshme për publikun e gjerë dhe sot është një nga kështjellat më të vizituara në botë me rreth 1.5 milion vizitor në vit. Këtu Ludwigu i II e ndiente veten  si në një  botë ëndrrash poetike  i larguar nga jeta publike   Fotografitë në muret e kështjellës me dashuri dhe faj, pendim dhe shpëtimin, mbretër dhe kalorës janë të frymëzuar nga operat e kompozitorit  Richard Wagner, të cilit mbreti i dedikoi pjesë të kështjellës. Kohë e lirë. Kthimi dhe akomodimi në hotel në Munih. 

Dita e Dytë:   17.01.2015 Mynih

Mëngjesi në hotel. Ora 10:00  Tur panoramik  i qytetit për rreth 4 orë . Në ketë tur do të zbulojmë pikat kryesore të qytetit të Myniut me autobus në dispozicion, të tilla si muzeun  e artit Pinakotheken, Hofbräuhaus me famë botërore, Teatrin Kombëtar me Pallatin Mbretëror, sheshin Marienplatz dhe tregun e tij  me ambientet e hapura shumëngjyrëshe, Viktualien. Qendren Historike Old town,  Isartor,Victualienmarkt, Universitetin,  Schwabing dhe  English Garden, qendrën  Olimpike, ku do të gjeni kënaqësi të tjera si  Sea Life, muzeun e  BMW dhe nga maja e Kullës Olimpike që është rreth 270 m e lartë nga ku do të keni mundësinë të shijoni një  panoramë të mrekullueshme(bileta e hyrjes nuk është e përfshirë) Kohe e lirë. 

(Opsionale me pagese extra 30 Euro)

Darkë e organizuar në një restorant me kuzhine tradicionale, ku përfshihet edhe transporti nga hoteli në restorant.

 

 Dita e Tretë : 18.01.2015  Mynih – Salzburg – Mynih  

Mëngjesi në hotel. Së bashku nën drejtimin e shoqëruesit  do t’i drejtohemi qytetit të muzikës, Salzburg. Gjatë  këtij turi, (ku pjesa më e madhe do të shëtitet në këmbë), ju do të shihni Kopshtet e pallatit MIRABELL , i cili është sot edhe këshilli i qytetit. Do të vazhdojmë përgjatë Schawarzstrae, me Mozarteum , Teatrin e Kukullave, shtëpinë e  Mozartit, e cila ndodhet në Sheshin Makart. Kohë e lirë.  Pas kalimit të lumit Salzach do të vazhdojmë rrugës  për në Pallatin  Hellbrunn.  Pika kulmore e turit  do të jetë Vizita në Kalanë  Hohensalzburg  duke përfshirë udhëtimin me  teleferik në majën e  Castle Hill. Kthimi në Munih.

Dita e Katërt :19.04.2015 Mynih – Tiranë   

Mëngjesi në hotel. Ora 09:30 takimi në hollin e hotelit për nisjen e organizuar për në Kështjellën  NYMPHENBURG .  Kohë e lirë për shëtitje sipas dëshirës  dhe transferimi në aeroport për kthimin në Tiranë.

Paketa përfshin:

  • Udhëtimi me avion Tiranë - Munih – Tiranë ( transit).
  • Transferta Aeroport – Hotel – Aeroport.
  • Akomodimi në hotel  në  dhoma dyshe dhe treshe.
  • 2 gjysmë ditë ture të  qytetit te Munih-ut me autobus  në dispozicion .
  • 1 ditë e plotë  tur i qytetit të Salzburgut me autobus në dispozicion.
  • Shoqërues nga agjencia.
  • Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim
  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    • Hyrjet në muze dhe gjithçka që nuk është përmendur  në rubrikën përfshihet në çmim.

 

 
Për më tepër detaje na kontaktoni në [email protected]
 
Ju mirëpresim.

Odisea Travel

 

  • Emer
  • Mbiemer
  • Numer Kontakti
  • Email
  • Te rritur
  • Femije (nen 18 vjec)
  • Mesazh
Go to top
JSN Boot template designed by JoomlaShine.com