Tur në Moskë dhe St. Petersburg...790 euro/person

(6 ditë/5 netë)


Dita e parë : dt. 27.05.2015 Tiranë - St. Petersburg

Nisja nga aeroporti i Rinasit në mëngjes në itinearin Tiranë - Romë - St. Petersburg. Mbërritja në aeroportin e St. Petersburg, pritja nga partnerët tanë. Transferta për akomodimin në hotel, gjatë transfertes njohja me qytetin: 

Dita e dytë : dt. 28.05.2015    St. Petersburg

Mëngjesi në hotel. Nisja për turin panoramik të qytetit dhe vizitat tek Keshtjella e Petropavlovskaya, Muzeu Rus ose Hermitage. Kohë e lirë dhe transferta në hotel.

Dita e tretë : dt. 29.05.2015  St. Petersburg-Moskë

Mëngjesi në hotel. Ekskursion me autobus në Pallatin St. Petersburg, Yusuposvsky, Menshikovsky ose Vladimir’s. Katedralja e Isaakievsky. Kohë e lirë.  

Transferta në Stacionin e trenit për udhëtimin në kabina me fjetje St. Petersburg - Moskë.

Dita e katërt : dt. 30.05.2015   Moskë

Mbërritja në Moskë, ribashkimi me grupin në stacionin e trenit. Nisja për turin panoramik të qytetit ku parashikohen vizitat në Sheshin e Kuq, Sheshin Menazhnaya, Parku i Aleksandrovskit. Ekskursion rreth Kremlinit dhe Katedrales. Kohë e lirë. Transferimi në Hotel. 

Dita e pestë : dt. 31.05.2015 Moskë

Mëngjesi në hotel. Nisja me autobus dhe guidë për turin panoramik. Ndalesë në Rrugën Arbat, një nga rrugët më të famshme të qytetit. Mundësi për të vizituar Galerinë Tretyyakovskaya, Georgeous Moskow dhe Metron që është një nga më të bukurat në botë. Kohë e lirë. Kthimi në hotel.

Dita e gjashtë : dt. 01.06.2015  Moskë – Tiranë

Mëngjesi në hotel. Kohë e lirë. Transferta në aeroportin e Moskës për udhëtimin e kthimit në Tiranë. 

Paketa përfshin:

  • Bileta e avionit Vajtje – Ardhje  Tiranë – Moskë dhe St.petersburg – Tiranë.
  • Akomodimi në hotel HOLIDAY INN SOKOLNIKI  4*në Moskë dhe Hotel Park Inn Pribaltiskaya 4* në  St. Petersburg me mëngjes.
  • Guida ruse dhe përkthyesi gjate ditës në dispozicionin tuaj sipas programit.
  • Vizitat dhe transfertat me autobus në dispozicion sipas programit.
  • Biletat e Trenit Moskë – St. Petersburg në klasin ekonomik.
  • Asistenca në marrjen e vizës ruse (pagesa për vizën është extra 50 USD)
  • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    • Pagesa e Vizës. Hyrjet në muze dhe çdo gjë që nuk është shkruar në rubrikën përfshihet në çmim.

 

 
Për më tepër detaje na kontaktoni në [email protected]
 
Ju mirëpresim.

Odisea Travel

 

  • Emer
  • Mbiemer
  • Numer Kontakti
  • Email
  • Te rritur
  • Femije (nen 18 vjec)
  • Mesazh
Go to top
JSN Boot template designed by JoomlaShine.com