7-8-9 Marsi në Korfuz...125 euro/person

(3 ditë/2 netë)


 

Dita 1: Dt  07.03.2015 Tirane – Igumenice – Korfuz

Nisja nga Tirana me autobus në dispozicion në itinerarin Tirane – Igumenica. Tur panoramik i qytetit të Igumenices. Më pas me traget do të udhëtohet për në Korfuz. Transferimi me autobus nga porti në hotel. Pas sistemimit në hotel, kohe e lirë për t’u njohur me qytetin e vjetër të Korfuzit dhe shëtitje e lirë. Darka në hotel. Pas darkës, kohë e lirë për t’u argëtuar në buzukët dhe lokalet e qytetit

Dita 2: Dt 08.03.2015 Korfuzi
Mëngjesi në hotel. Më pas nën drejtimin e shoqëruesit nisja për një tur panoramik të qytetit të Korfuzit duke filluar me vizitën e Kanonit, kishës së Vlacherna-s dhe kishës së Shën Spiridonit. Vizitë në Pallatin Mon Repo që ka qenë shtëpia verore e familjes Mbretërore Greke, e cila tani është muze i historisë së Korfuzit. Achillion Palace, i vendosur në mënyrë ideale në fshatin piktoresk të Gastouri. Ky Pallat i mrekullueshëm është ndërtuar në vitin 1890 ekskluzivisht për Princeshen Sisi, bashkëshorte e Franc Jozefit të Austrisë. Pallati ka shërbyer si shtepi verore për princeshën dhe sot është një muze që tërheq me mijëra vizitore. Vizitë në pazarin e Vjetër, i ndërtuar në kohën e pushtimit Britanik me një arkitekture të bukur. Kohë e lirë për shëtitje ose shopping sipas dëshirës. Kthimi në hotel. Darka në hotel. Pas darkës, kohë e lirë për t’u argëtuar në buzukët e lokalet e qytetit

Dita 3: Dt 09.03.2015 Korfuzi – Igumenica – Janina – Tirana
Mëngjesi në hotel. Transferimi në port për udhëtimin me traget Korfuz- Igumenice. Pas largimit nga Igumenica, i drejtohemi Janinës për një tur panoramik të qytetit. Janina është kryeqendra e Epirit, i shtrirë rreth Liqenit Pamvotida. Mjedisi natyror, klima dhe karakteri i qytetit e bëjnë Janinën një qyteze unike. Ndërtesat e mrekullueshme si Kalaja e Ali Pashait, Shtëpia e Matei Huseinit, xhamia Osmane e Veli Pashës dhe gjithë qendra historike e qytetit janë atraksione që nuk duhen lënë pa vizituar. Kthimi në Tiranë në darkë vonë.

 


Paketa përfshin:

  • Udhëtimi me minibuz në dispozicion
  • Akomodimi në hotel Ariti 4* me mëngjes.   www.aritihotel.com
    • Bileta e tragetit Igumenice – Korfuz –Igumenice
    • Shoërues nga agjensia
    • Guide turistike lokale  në Korfuz
    • Në pagesë nuk janë përfshirë:
    • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

 

 
Për më tepër detaje na kontaktoni në [email protected]
 
Ju mirëpresim.

Odisea Travel

 

  • Emer
  • Mbiemer
  • Numer Kontakti
  • Email
  • Te rritur
  • Femije (nen 18 vjec)
  • Mesazh
Go to top
JSN Boot template designed by JoomlaShine.com