×

Kujdes

JFolder: :files: Il percorso non è una cartella. Percorso: /home/www/odiseatravel.com/images/TuriBrukselit
×

Lajmerim

There was a problem rendering your image gallery. Please make sure that the folder you are using in the Simple Image Gallery plugin tags exists and contains valid image files. The plugin could not locate the folder: images/TuriBrukselit

Turi i Brukselit-Hagës-Rotredamit-Amstërdamit...550 euro/person

(4 ditë/3 netë)


Dita e parë: Brukseli
Takimi në aeroportin e Rinasit për udhëtimin me avion Tiranë – Romë – Bruksel. Mbërritja në Bruksel ora 11: 15. Takimi me guiden për turin e qytetit të Brukselit, ku do të keni mundësi të shikoni Pallatin e Drejtësisë , Parlamentin, Sheshin e Madh, Kullën Japoneze, Pallatin Mbretëror me muzeun e artit dhe kulturës, Katedralen e St. Mikelit, Atomin etj. Dreka e lirë ( guida do të sugjerojë vendet më të përshtatëshme për të gjitha shijet).Transferta me autobus në hotel “ Husa President Brussels 4 * ”, akomodimi në hotel. Kohë e lirë.


Dita e dytë: Roterdami dhe Haga
Mëngjesi në Hotel. Ora 09:00 Nisja drejt qytetit të Roterdamit. Tur i qyetit . Rotterdami është një qytet i shumë vizioneve dhe i portit më të madh në Europë, i cili nga viti 1962 deri në vitin 2004 ishte porti më i ngarkuar në botë pasi u tejkalua nga porti i Shanghait. Qytet i modës dhe jetës së natës, një qytet me dyqane dhe qendra tregtare të sofistikuara. Mbi të gjitha, Rotterdam është qyteti i arkitektures së Holandës që stimulon inovacionin. Horizonti i tij është gjithmonë në ndryshim. Ndër pikat me inters të ketij qyteti mund të përmendim: Kulla më e lartë e qytetit Euromast Skyline 185 metra e larte, 2 nga muzeumet më të sofistikuar të Holandës, Boijmans van Beuningen dhe Kunsthal që janë të vendosura në Museumpark në Roterdam, muzeu i anijeve Scheepvaartmuseum, Hotel Nju Jork, Teatri New Luxor i dizenjuar si teatri i së ardhmes, kisha ‘St. Laurenskerk’ etj. Nisja drejt qytetit të Hagës, kryeqytetin politik të Holandës me ambasadat e shumta të tij. (Opsionale me pages extra) Vizitë në parkun Madurodam, I cili është një Holandë në miniaturë. Ndërtesat, tregjet, kanalet, Schiphol Airport, Porti i Roterdamit, Dam Square, punimet Delta, mullinjte e erës etj. janë ndërtime të përkryera deri në detajin më të vogël. Nisja drej Amsterdamit. Akomodimi në hotel Kohë e lirë.

Dita e tretë: Turi i Amstërdamit
Mëngjesi ne Hotel. Turi do t'ju japë mundësinë për të parë ndërtesat dhe monumentet më të rëndësishme të qytetit, i cili është cilësuar si Venecia e veriut, duke evokuar 700 vjet të historisë dhe me mbi 1000 ura. Amsterdami, e ka marre emrin nga lumi Amstel, i cili përshkon gjithë qytetin dhe digat që në gjuhën vendase quhen DAM. Ky qytet unik për atmosferën dhe rrugët plot gjallëri, që e bëjnë atë të pakrahasueshëm me qytetet të tjera, shquhet gjithashtu për kulturën, shumllojshmërinë e muzeumeve, si muzeu Van Gogh dhe Rijksmuseum, që është muzeu më i madh i Amsterdamit, i njohur në të gjithë botën për koleksionin e madh me piktura të çmuara të piktorëve Frans Hals, Jan Steen dhe Rembrandt. Shëtitja me anije (pagese extra )përgjatë kanaleve dhe te famshmes "Ura e thatë" . Vizitë në fabrikën dhe muzeun e Diamantëve Gassan ku do ju jepet mundësia të shikoni gure të çmuar në të gjithë proçesin që nga zbulimi deri në përpunimin final të tyre . Turi do të vazhdojë në qëndrën historike me Sheshin Dam dhe Pallatin Mbretëror , Ajax Arena etj. Kohë e lirë.Kthimi në hotel.

Dita e katërt: - (Opsionale me pagesë extra) Zaanse Schans dhe Edam
Mëngjesi në hotel. Takimi me guidën në hotel dhe nisja për në fshatin e Schans Zaanse që është një komunitet karakteristik banimi në brigjet e lumit Zaan. Zaanse Schans është si një muze në qiell të hapur, ku ju mund të shihni, jetën që jetohet çdo ditë si para revolucionit industrial. Shtëpitë në zonën Zaan janë ndërtuar në dru dhe të lyer në të gjelbër dhe të bardhë të shëndritshme, e cila i jep fshatit një karakter shumë piktoresk. Ka tre mullinj me erë ende funsksionalë, dhe një vizitë në një prej tyre është përfshirë në tur. Edami, një qytezë tjetër e vjetër gjithashtu, e quajtur perla e detit 'Zuiderzee' për shkak të ish shtëpive të shumta historike, monumenteve, kanaleve, lulishteve dhe të një kullë të përkulur me një orë të vjetër të shekullit XVI. Gjithashtu ky qytet është i njohur edhe për prodhimin e djathit të famshëm Edam. Volendam, është një nga qëndrat turistike më të populluara në Holandë, i njohur për anijet e vjetra të peshkimit dhe veshjet tradicionale që vishen ende nga disa banorë. Marken është një ish ishull, i cili sot është i lidhur me Holandën e Veriut nga një rrugë e shtruar. Gjithashtu, Marken është një qendër turistike, e njohur për shtëpitë karakteristike prej druri.
(Opsionale me pages extra) Keukenhoff Gardens
Transferata me autobus për turin e kopshteve KEUKENHOFF , pas turit transferta në aeroportin e Amstrëdamit për kthimin në Tiranë.


Paketa përfshin:

  • Udhëtimi me avion Tiranë – Bruksel –  Amstërdam -  Tiranë
  • Transferta nga aeroporti në hotel dhe kthim
  • Akomodimi në  hotel me mëngjes
  • Husa president 4 * në Bruksel   dhe Novotel Amsterdam City 4* në Amstërdam
  • Turi panoramik i Brukselit.
    • Turi  panoramik i  Amstërdamit
    • Turi panoramik i Roterdamit
    • Turi panoramik i Hagës
    • Vizitë në Fabrikën dhe Muzeun e Diamantëve  GASSAN
    • Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit
    • Guide profesionale gjatë tureve
    • Nuk përfshihet    Hyrjet në muzeume dhe gjthçka që nuk është në rubrikë.

{gallery}TuriBrukselit{/gallery}

 

 
Për më tepër detaje na kontaktoni në [email protected]
 
Ju mirëpresim.

Odisea Travel

 

  • Emer
  • Mbiemer
  • Numer Kontakti
  • Email
  • Te rritur
  • Femije (nen 18 vjec)
  • Mesazh
Go to top
JSN Boot template designed by JoomlaShine.com